Statistikë e ‘çmendur’: Man United ende s’ka pranuar gol në Premierligë kur Varane dhe Casemiro janë bashkë në fushë
Manchester United ende nuk ka pranuar gol në Premierligë këtë edicion kur ka pasur në fushë Raphael Varane dhe Casemiron, me dyshen që po dëshmojnë se kanë rol kyç nën urdhrat e Ten Hag.
"Djajtë e Kuq" janë në formë të shkëlqyeshme pasi nisen edicionin në mënyrë jo të mirë, me tre fitoret e fundit që dëshmuan se kanë shanse reale të përfundojnë në top katërshe.
Man United triumfoi të shtunën me rezultat 1:0 ndaj Wolves falë një goli të Marcus Rashford, derisa dyshja Casemiro dhe Varane luajtën për 90 minuta dhe mbajtën portën e paprekur.
Ten Hag duhet ta luajë shumë më shpesh dyshen duke konsideruar faktin se nuk kanë pësuar asnjëherë deri me tani gol në Premierligë. Dyshja se bashku kanë zhvilluar 487 minuta, pra në 10 ndeshje.
Të dy lojtarët në fillimin e edicionit zhvilluan pak minuta se bashku, në fakt vetëm 16 minuta ndaj Southampton dhe 15 kundër Arsenalit.
Dyshja gjithashtu nuk ishin në fushë në humbjen e thellë 6:3 ndaj Man City në nëntor, si dhe 3:1 ndaj Aston Villas në nëntor, që janë dy humbjet e vetme që kur Man United nisi këndelljen me teknikun holandez.
Mesa duket tani Ten Hag e ka mësuar "formulën" me dyshen që kanë nisur në pesë ndeshjet e fundit se bashku, përfshirë 98 minutat në barazimin 0:0 ndaj Newcastle United, 87 minuta në fitoren 2:0 ndaj Tottenhamit si dhe 77 minuta në fitoren 3:0 ndaj Nottingham Forest.
Casemiro dhe Varane e njohin njëri-tjetrin mirë pasi kaluan tetë vite se bashku te Real Madrid, duke fituar një mori trofesh.
Ata shijuan suksesin e katër triumfeve në Ligën e Kampionëve dhe dy herë La Liga-n, gjë që dëshmon se mentaliteti i tyre ndihmon Unitedin.
Varane nënshkroi për 50 milionë funte nga United edicionin e kaluar duke dëshmuar kualitetin edhe gjatë kohës së rëndë nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer, pasuar nga Ralf Rangncik.
Kurse, Casemiro nënshkroi verën e kaluar me një marrëveshje 70 milionë funtesh pasi ka reputacionin e një ndër mesfushorëve defensivë më të mirë në histori.