Stadiumi “Fadil Vokrri” ende nuk ka nisur të rinovohet - NACIONALE

Stadiumi “Fadil Vokrri” ende nuk ka nisur të rinovohet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Puna për rinovimin e stadiumit “Fadil Vokrri” ende nuk ka nisur, këtë e ka konfirmuar FFK-ja me anë të një komunikate zyrtare.

Kosova u kritikua tejet shumë këta muaj shkaku i stadiumit “Fadil Vokrri”, që ishte në gjendje jashtëzakonisht të keqe sa herë që Kosova luante për kualifikimet në “Euro 2024”.

Duke qenë i vetmi stadium në Kosovë që plotëson kërkesat e UEFA-s, “Fadil Vokrri” ishte në gjendje të tmerrshme shkaku i ndeshjeve të Kosovës, Kosovës U21 dhe Ballkanit që po garonte në garat evropiane.

Kësisoj, FFK vendosi të nisë një rinovim të fushës dhe ndërrimin e barit, me marrëveshjen që ishte arritur me Ministrinë e Sportit, siç kishte konfirmuar edhe zëvendësministrja Daulina Osmani.

Megjithatë, puna ende nuk ka nisur dhe “fajëori” është mosnënshkrimi i kësaj marrëveshje.

Në takimin me presidentin e UEFA-s, Çeferin, presidenti Ademi e ka informuar atë rreth zhvillimeve në FFK dhe për projektet që janë në zhvillim e sipër dhe ato që pritet të realizohen. Pjesë e rëndësishme e diskutimeve ishte projekti për stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të bëhet ndërrimi i fushës në hibrid, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrëveshja mes dy institucioneve do të nënshkruhet së shpejti dhe më pas të fillojnë punimet në këtë projekt, në mënyrë që stadiumi të jetë i gatshëm për ndeshjet zyrtare të Kombëtares së Kosovës”, shkruhet ndër të tjera në komunikatë.

Ndërkohë, është paraparë që fusha “Fadil Vokrri” të mos përdoret derisa të nisin kualifikueset për Ligën e Kombeve në muajin shtator, andaj mbetet të shihet nëse gjërat do të shikojnë sipas planeve paraprake.

Lajme të ngjashme