“S’refuzohet Real Madridi”, Bellingham prezantohet si ‘Galaktiku’ më i ri - NACIONALE

“S’refuzohet Real Madridi”, Bellingham prezantohet si ‘Galaktiku’ më i ri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Jude Bellingham është prezantuar si futbollisti më i ri i Real Madridit, ku do ta mbajë numrin 5 në fanellë.

Anglezi refuzoi gjigantët e Premierligës që t’i bashkohet klubit më të madh në historinë e futbollit.

Në konferencë për shtyp, Bellingham deklaroi se ndihet i nderuar që është te Reali dhe që s’i intereson paraja.

Real Madrid është klubi më i mirë në histori. Jo të gjithë mund të luajnë këtu. I jam falënderues të gjithë njerëzve që më sollën këtu”.

Paraja nuk është aq e rëndësishme për mua, asnjëherë s’mendoj për paratë në këso vendimesh. Futbolli është sporti që dua. E dua ndjenjën që Real Madridi e jep kur flet dhe bisedova me Borussian që gjithçka të kryhet shpejtë”.

“Blerja prej 103 milionë eurove? Nuk më shqetëson çmimi, as nuk e di. Jam futbollist jo avokat”.

Ai tregoi se finalja e fituar e Realit ndaj Liverpoolit ndikoi te ky vendim, teksa mezi pret ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Premierliga është ndryshe kuptohet. Stili është ndryshe, por kam pasur shumë mbështetje nga bashkëkombësit që në mëngjes më uruan fat”.

Çfarë më ka impresionuar gjatë nënshkrimit është dhoma e 14 trofe të Ligës së Kampionëve. Ajo më bëri që të dëshiroj të fitoj një. Që kur kam nisur të jetoj, mendoj se është një ndër momentet më të mira”.

“Kur vendose t’i bashkohesh? Momenti saktësisht është vështirë të thuhet. Kur erdhën në shtëpi, por s’më kujtohet. Isha edhe në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit, ajo gjithashtu kishte ndikim”.

Në fund, Bellingham shtoi se do të qëndrojë pranë Toni Kroos dhe Luka Modric që të mësojë sa më shumë nga ta.

Për mua do të jetë eksperiencë e shkëlqyer. Eksperienca që kanë është e pabesueshme, do të provoj të qëndroj me ta në javët e para, shpresoj që s’e kanë problem. Kemi një skuadër mikse mes lojtarëve me eksperiencë dhe të rinjve”.

Lajme të ngjashme