Sport: France Football po konsideron t’ia jap Lewandowskit Topin e Artë 2020
Magazina e madhe “France Football” është duke konsideruar t’ia jap Topin e Artë sulmuesit Robert Lewandowski, shkaku që ishte shtyrë ceremonia në vitin 2020.
Polaku ishte favoriti për ta fituar çmimin e më të mirit në vitin 2020, ku shënoi 55 gola në 47 ndeshje si dhe ndihmuar Bayernin ta kompletojë tripletën.
Megjithatë, po atë vit “France Football” për herë të parë vendosi të mos e zhvillojë ceremoninë shkaku i pandemisë së COVID-19.
Katër vite më vonë, e njëjta magazinë po konsideron mundësinë që t’ia jap yllit të Barcelonës çmimin që e meritonte, edhe pse gjithçka ende s’është e vendosur dhe kanë mbetur edhe disa faktorë për t’u zgjidhur, raporton "Sport".
Një ndër më të rëndësishmet, është hetimet që kanë nisur në Francë para disa muajve shkaku që dyshohet se PSG-ja i ka bërë presion “France Football” për ta shpallur argjentinasin Lionel Messi një vit më vonë fitues.
Lewandowski atë kohë kishte treguar se nuk është i zemëruar që s’e ka fituar, por beson se e meritonte plotësisht.
“Sigurisht do të doja ta merrja Topin e Artë një ditë. Nuk është që jam i zemëruar ose mërzitur që s’e kam fituar ende, por ndjej se mund ta fitoja në secilin vit”.
“Të themi kështu: Nëse e marr Topin e Artë për vitin 2020 katër vite më vonë, nuk do të ndihesha i ofenduar. Do të ishte nder i madh dhe me kënaqësi do ta pranoja çmimin”, kishte deklaruar ai në “Sport Bild”.
Topi i Artë është dhënë që nga viti 1954, ndërsa viti 2020 ishte hera e parë që një futbollist nuk e merr.