Sponsorët e Kupës së Botës të shqetësuar pas ndalimit të alkoolit në Katar - NACIONALE

Sponsorët e Kupës së Botës të shqetësuar pas ndalimit të alkoolit në Katar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sponsorë të shumtë kanë ngritur shqetësimet ose problemet me FIFA-n në lidhje me kontratat e tyre në Kupën e Botës në Katar, zbulon TheGuardian. Kjo i jep organit drejtues të futbollit një tjetër dhimbje koke disa orë pasi u detyrua të ndalonte alkoolin nga stadiumet nga autoritetet e Katarit.

Ky vendim ndërlikoi shumë situatën pasi kontrata prej 75 milionë dollarësh (63 milionë £) me prodhuesin e birrës së Budweiser, Anheuser-Busch InBev, duhet të bie poshtë.

Një përfaqësues i një sponsori tjetër të madh, duke folur në kushte anonimiteti, tha se shumë partnerë ishin ndjerë "të zhgënjyer nga FIFA në shumë mënyra". Ata gjithashtu treguan se kishte pasur diskutime joformale rreth shkeljeve të mundshme kontraktuale dhe refuzimit të produkteve.

"Të gjithë kanë një shqetësim në një farë mënyre apo formë," shtuan ata. "Ka shumë 'rigrupime' që po ndodhin për të kuptuar se cilat janë opsionet sipas kontratës."

Më herët FIFA konfirmoi në një deklaratë të shkurtër se alkooli nuk do të shitet brenda apo rreth perimetrit të stadiumeve të Kupës së Botës.

“Pas diskutimeve ndërmjet autoriteteve të vendit pritës dhe FIFA-s, është marrë një vendim për të fokusuar shitjen e pijeve alkoolike në Festivalin e tifozëve të FIFA-s, destinacione të tjera të tifozëve dhe vende të licencuara, duke hequr pikat e shitjes së birrës nga perimetri i stadiumit të Kupës së Botës 2022 të Katarit.”

“Nuk ka asnjë ndikim në shitjen e Bud Zero, i cili do të mbetet i disponueshëm në të gjitha stadiumet e Kupës së Botës të Katarit”, u tha tutje në komunikatë.

Tifozët jashtë hotelit të ekipit të Anglisë përpara Kupës së Botës

Megjithatë, mbetët të shihet për veprimet ligjore nga Budweiser, përveç nëse mund të bihet dakord me Katarin një lloj kompensimi.

Pak para njoftimit, marka amerikane e birrës dërgoi një postim në Twitter, ku thoshte: “Epo, kjo është e vështirë…”

Budweiser's perfect deleted tweet as World Cup 2022 hosts Qatar ban beer - Mirror Online

Shitja e alkoolit kontrollohet rreptësishtë në Katar, një komb konservator mysliman, por organizatorët kishin premtuar fillimisht se do të ishte i disponueshëm në vendet e ndeshjeve dhe zonat e tifozëve - dhe do të kishte çmime të arsyeshme.

Lajme të ngjashme