Katari i lë ‘në lloç’ shumë fansa të Kupës së Botës, iu heq pagesat me mesazh të çuditshëm - NACIONALE

Katari i lë ‘në lloç’ shumë fansa të Kupës së Botës, iu heq pagesat me mesazh të çuditshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tifozëve që kanë udhëtuar në Katar si pjesë e një programi kontrovers me pagesë u është thënë nga autoritetet e Katarit se paratë e tyre nuk do të lëshohen më.

Rrjeti Fan Leader është një skemë e drejtuar nga Komiteti Suprem për Dorëzimin dhe Trashëgiminë, agjenci nga Katari, përgjegjëse për Kupën e Botës. Ajo ka rekrutuar mbështetës nga e gjithë bota, duke ofruar udhëtime dhe akomodim dhe një vend në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në këmbim të entuziazmit dhe përmbajtjes pozitive të rrjeteve sociale.

Por TheGuardian zbulon se një pagesë mëditje për ushqim dhe pije, nga e cila vareshin disa mbështetës, u anulua pikërisht kur fansat po bënin paketimin për të udhëtuar drejt Lindjes së Mesme.

Qatar 2022: Fan Leader activation a huge success - Gulf Times

Anëtarët e këtij rrjeti nga dy vende evropiane thanë se pagesat e tyre ishin anuluar tre ditë më parë dhe se autoritetet kishin fajësuar për vendimin shtypin e keq që pasoi zbulimin se fansat po paguheshin.

Në një mesazh të parë nga TheGuardian, tifozëve u tha: “Për shkak të zhvillimeve të fundit në media, ne jemi të prirur të mbrojmë fansat tanë vizitorë nga deklaratat e gabuara të keqinformuara në lidhje me 'tifozët që marrin pagesën për udhëtimin'. Rrjedhimisht, pagesa ditore fatkeqësisht nuk do të lëshohet më. Shtesa ishte menduar si një rritje e vogël në fondet tuaja personale për të ndihmuar me pije freskuese gjatë qëndrimit tuaj.”

Qatar Fan Leader Network launched; to recruit 500 fans | The Peninsula Qatar

Megjithëse fansat me të cilët foli Guardian thanë se humbja e parave nuk e kishte penguar askënd të udhëtonte, ata ishin të shqetësuar se si do të paguanin për pjesën tjetër të qëndrimit të tyre. Një fans tha se ata kishin paguar për sigurimin e makinës së tyre me supozimin se mëditja do të vinte.

Emaili i dërguar anëtarëve të Rrjetit thoshte: "Ne kërkuam që në fillim që të sillnit fonde të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet tuaja të jetesës dhe jemi zotuar të mbulojmë fluturimet, akomodimin dhe biletat e ndeshjes hapëse."

UEFA hosts productive talks with Football Supporters Europe - one year after failed breakaway | Inside UEFA | UEFA.com

Drejtori ekzekutiv i Football Supporters Europe, Ronan Evain, tha: “Kush do ta kishte menduar që një regjim autoritar me një histori të tmerrshme të të drejtave të punëtorëve nuk duhej besuar? Unë supozoj se kjo është ajo që ju merrni kur pranoni të paguheni ekuivalentin e pagës minimale mujore të Katarit çdo katër ditë për kënaqësinë për të mos bërë absolutisht asgjë.”

Lajmi vjen dy ditë para ceremonisë së hapjes dhe pas një njoftimi të FIFA-s se nuk do të ishte më e mundur të blihej alkool në stadiumet e Kupës së Botës. Ky ishte një vendim që u kuptua se ishte i detyruar për organin drejtues të futbollit në minutën e fundit nga Katari.

Lajme të ngjashme