“Spiun”, “tradhtar”: Tifozët juventinë linçojnë yllin e skuadrës, pasi bashkëpunoi me Prokurorinë - NACIONALE

“Spiun”, “tradhtar”: Tifozët juventinë linçojnë yllin e skuadrës, pasi bashkëpunoi me Prokurorinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Juventus po kalon kohë të rënda. Tifozët e saj kanë filluar një gjueti ndaj të gjithë atyre që kanë ndihmuar nisjen e hetimeve. Ndër ta është edhe De Sciglio, pasi i ofroi prokurorëve qasje në një mesazh që më pas bëri bujë.

“Koha për të qenë edhe më shumë juventin” – është mesazhi që të gjithë ikonat e Juventusit ua kanë adresuar tifozëve të tyre. Kështu po përpiqen edhe të veprojnë tifozët e “Zonjës së Vjetër”.

Mbi këtë parim, ata nuk e kanë ndër mend t’ia falin askujt që bashkëpunoi me Prokurorinë e Torinos mbi hetimet rreth rrogave të lojtarëve dhe bilancit vjetor të rrejshëm.

Në mesin e tyre është edhe De Sciglio. Mbrojtësi që tradicionalisht më shumë është mbrojtur e përkrahur nga Allegri sesa nga vetë tifozët, ia ka ofruar Prokurorisë mesazhet private dhe konfidenciale mes futbollistëve, ku ishte një kërkesë “bujarie” e Chiellinit që të arrinin në një koncenzus gjatë kohës së Covid-19 për ta ndihmuar klubin.

Sot, ai u kthye në qendrën stërvitore të klubit për t’u bërë gati për pjesën e mbetur të sezonit, por u vërshua me një mal komentesh në llogarinë e tij në “Instagram”, ku tifozët juventinë e ofendonin me çdo etiketim të mundshëm: “Shporru”, “tradhtar”, “spiun”, “besëprerë.”

Gjithë ky skandal rodhi nga një “screenshot” i De Sciglios, që rezultoi të ishte fatal. Ato mesazhe më pas kanë dalur prej konfidencialitetit grupor dhe janë bërë një provë e rëndësishme e prokurorëve rreth inkriminimit që po ia bëjnë Juventusit për parregullësi të ndryshme financiare.

Andaj tifozët e Juventusin dëshirojnë që ai sa më parë të largohet nga skuadra. Thirrjet për t’u larguar nga klubi kanë pushtuar internetin.

Prokuroria po heton edhe 8 milionë euro të avulluara

“Corriere Della Sera” publikoi një artikull ku thuhet se prokurorët janë të bindur se Juventusi ka avulluar 8 milionë euro nga bilanci vjetor.

Kjo vjen si pasojë e një dokumenti “Excel” që Prokuroria e Torinos ka sekuestruar në vazhdën e bastisjeve që ka bërë në klubin më të trofeshëm italian.

Këto 8 milionë euro dyshohet se kanë shkuar në favor të rrjetit të agjentëve të lojtarëve, të cilët kanë ndihmuar klubin që të manovrojë me disa blerje e shitje futbollistësh, me qëllim për t’i rregulluar “në letër” bilancet vjetore.

Gjatë intervistimit në Prokurorinë e Torinos, sipas “Corriere Della Sera” vetë njëri prej drejtuesve të klubit, më saktësisht Cherubini, ua ka bërë të ditur prokurorëve që është në dijeni se ka ekzistuar një praktikë e tillë.

Lajme të ngjashme