Spanja ua ndalon boksierëve kosovarë pjesëmarrjen në kampionatin botëror - NACIONALE

Spanja ua ndalon boksierëve kosovarë pjesëmarrjen në kampionatin botëror

3 javë më parë

nga NACIONALE

Sërish një pengesë për boksierët kosovarë. Kësaj radhe shteti spanjoll ua ka refuzuar kërkesat për pajisje me viza boksierëve nga Kosova që ishin të ftuar të merrnin pjesë në Botërorin që mbahet në Spanjë.

Problemet e shumta me kolorit politik janë duke i penalizuar shumë aktivitetet e sportistëve kosovarë. Federata e Boksit të Kosovës ka dhënë një lajm të hidhur gjatë pasditës së vonë të sotme.

Dy boksierë, një trajner dhe një gjyqtar nga Kosova nuk kanë arritur dot të pajisën me viza, pasi Ambasada e Spanjës në Maqedoninë e Veriut ua ka hedhur poshtë atyre kërkesën që kishin bërë. Bëhet fjalë për dy boksierët Taulant Jakupi dhe Donat Syra, për përzgjedhësin Besim Brahimi, si dhe për gjyqtarin ndërkombëtar Latif Demolli.

Në komunikatën publike Federata e Boksit të Kosovës e quajti këtë si pengim të politikës në aktivitetin e sportistëve në fjalë.

Njëherësh, pala kosovare shpreson në ndërhyrjen e Federatës Ndërkombëtare të Boskit (IBA) që të bëjë të pamundurën që të gjithë sportistëve nga Kosova t’u lejohet pjesëmarrja në Botërorin e boksit që do të zhvillohet në La Nucia të Spanjës në periudhën nga 13 nëntori në 27 nëntor.

Kjo është shkresa e plotë e Federatës së Boksit të Kosovës

Lajme të ngjashme