Spanja triumfon ndaj Italisë dhe kualifikohet në fazën tjetër - NACIONALE

Spanja triumfon ndaj Italisë dhe kualifikohet në fazën tjetër

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Spanja i është bashkuar Gjermanisë si skuadra e dytë që ka avancuar në fazën e eliminimit direkt në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“La Roja” shënoi fitore minimale ndaj Italisë, duke triumfuar me rezultat 1:0, sfidë që e dominuan nga fillimi.

Spanja ishte e hatashme nga minuta e parë, duke rrezikuar vazhdimisht. Pedri dhe Morata kishin dy raste të mira nga afërsia që dështuan t’i konkretizojnë.

Në këtë pjesë, Italia ishte shumë e zbehët duke mos rrezikuar dhe tentuar me disa kundërsulme që gjithashtu ishin larg finalizimit.

Dallimin në këtë përballje e bëri mbrojtësi i Italisë Riccardo Calafiori, i cili shënoi një autogol qesharak duke mos arritur ta largojë goditjen e Moratas (55’).

Spanja kishte rastin tjetër për ta vulosur fitoren mirëpo që Lamal dështoi keq nga afërsia.

Spanja kësisoj avancon në fazën e eliminimit direkt, ndërsa Italia do të përballet me Kroacinë në ndeshjen finale. Përndryshe, spanjollët takohen me Shqipërinë.

Gjendja në grupin B mbetet shumë e hapur, me Spanjën që ka gjashtë pikë, Italia tre ndërsa Shqipëria dhe Kroaci nga një sosh.

Lajme të ngjashme