Spalletti nuk i fton katër futbollistë që i kishte në EURO 2024, Tonali rikthehet në skuadrën e Italisë - NACIONALE

Spalletti nuk i fton katër futbollistë që i kishte në EURO 2024, Tonali rikthehet në skuadrën e Italisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Luciano Spalletti, ka vendosur të mos i ftojë katër futbollistë që i kishte në skuadrën e Evropianit, por ka bërë thirrjen e parë për mesfushorin e Atalantës, Marco Brescianini dhe mbrojtësin e Leicester, Caleb Okoli, teksa Sandro Tonali është rikthyer pas ndalimit që kishte.

Katër lojtarët që u përzgjodhën për të përfaqësuar Italinë në EURO 2024 janë përjashtuar nga skuadra e Ligës së Kombeve që do të përballet me Francën dhe Izraelin në shtator.

Mesfushori i Arsenalit, Jorginho nuk është ftuar, e as Bryan Cristante i Romës. Mbrojtësi i gjithanshëm i Interit, Matteo Darmian nuk u përzgjodh, teksa jashtë listës është lënë edhe Gianluca Mancini.

Janë thirrjet e para për Brescianini dhe Okoli, ndërsa në grup janë rikthyer Nicolo Fagioli, Destiny Udogie, Samuele Ricci dhe Moise Kean.

Ka gjithashtu një thirrje të parë për më shumë se një vit për Sandro Tonalin, i cili tani është i disponueshëm pas ndalimit të tij 10-mujor për aktivitetin e tij në praktikat e paligjshme të lojërave të fatit. 24-vjeçari bëri rikthimin e tij për Newcastle në EFL në fillim të kësaj jave.

Skuadra e Spallettit për Ligën e Kombeve

Portierë: Gianluigi Donnarumma (Paris Saint-Germain), Alex Meret (Napoli), Guglielmo Vicario (Tottenham).

Mbrojtës: Alessandro Bastoni (Inter), Raoul Bellanova (Atalanta), Alessandro Buongiorno (Napoli), Riccardo Calafiori (Arsenal), Andrea Cambiaso (Juventus), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Federico Gatti (Juventus), Caleb Okoli (Leicester), Destiny Udogie (Tottenham).

Mesfushorët: Marco Brescianini (Atalanta), Nicolò Fagioli (Juventus), Davide Frattesi (Inter), Lorenzo Pellegrini (Roma), Samuele Ricci (Torino), Sandro Tonali (Newcastle).

Sulmuesit: Moise Kean (Fiorentina), Giacomo Raspadori (Napoli), Mateo Retegui (Atalanta), Mattia Zaccagni (Lacio).

Lajme të ngjashme