Southgate i del në mbrojtje Maguires: Ne duhet të qëndrojmë pas lojtarëve me përvojë - NACIONALE

Southgate i del në mbrojtje Maguires: Ne duhet të qëndrojmë pas lojtarëve me përvojë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i kombëtares angleze, Gareth Southgate, ka dalë në mbrojtje të lojtarëve me përvojë siç është Harry Maguire dhe Luke Shaw, por thotë se do e konsideronte largimin e tyre nëse situata në skuadrën e tij do të ishte ‘e paqëndrueshme’.

Anglia u kthye dje në lojë nga rezultati 2:0 sa ishte duke humbur nga Gjermania, duke dalë në epërsi 3:2 dhe më pastaj ndeshja përfundoi me barazim 3:3, me Shaw, Mason Mount dhe Harry Kane që shënuan për skuadrën e Southgate.

Kjo ishte edhe ndeshja e fundit e kombëtares angleze para kampionatit botëror që mbahet në Katar në muajt nëntor dhe dhjetor.

Gabimet e Maguire çuan në një penallti të konvertuar nga Ilkay Gundogan dhe një gol fantastik nga Kai Havertz, por disi nga 2-0, Anglia u kundërpërgjigj me dy gola brenda katër minutave me golat e Shaw dhe Mount.

Pavarësisht se humbën vendet e tyre në ekipin e parë në Manchester United, të dy Shaw dhe Maguire u paraqitën në të dyja ndeshjet e Ligës së Kombeve për Anglinë, me Maguire që luante çdo minutë të përballjeve me Italinë dhe Gjermaninë.

Gareth Southgate explains decision to axe Raheem Sterling from England squad - Mirror Online

Southgate i pyetur në lidhje me lojtarët që i beson vazhdimisht, tha: “Kjo gjithmonë do të jetë një sfidë, sidomos duke ditur se shumë përvojë në futboll kanë ata.”

I stand with Maguire regardless" - Gareth Southgate | Footballnus | Get the latest football news, highlights, videos, and transfer gossip

Ai vazhdoi duke dalë në mbrojtje të Maguires: “E di që caku juaj do të jetë Harry, por ai pati momente të rëndësishme për skuadrën tonë në dy ndeshjet. Luke është një tjetër shembull i një lojtari të jashtëzakonshëm, pra çfarë duhet të bëjmë ne? Të mos marr Shawin sepse ai nuk po luan mjaftueshëm apo një lojtar që tregoi atë paraqitje në ndeshjen me Gjermaninë?”

Luke Shaw Thanks Gareth Southgate For Trusting Him – Independent Newspaper Nigeria

“Kjo gjithmonë do krijojë debat, por unë mendoj se ne duhet të jemi prapa lojtarëve tonë më të mirë dhe lojtarëve me përvojë, përderisa ne nuk jemi në një situatë të paqëndrueshme që të mos i ftojmë ata.”

Anglia pësoi tre gola në ndeshjen e fundit dhe është sinjal i fortë para Kampionatit Botëror që fillon në më pak se dy muaj, por Southgate mendon se kjo situatë nuk është falë sistemit të lojës së keq dhe aludon se nuk do të ketë ndryshime drastike.

Euro 2020: Gareth Southgate's meticulous approach makes England contenders again | Financial Times

“Nuk mendoj se sistemi i lojës ishte shkaku i pësimit të ndonjërit prej golave. Mendoj se është e qartë. Kemi qenë pak naivë në kundërsulme, dhe gabime të shumta individuale. Ne do të luajmë me këtë sistem. Njerëzit do të kenë opinione, por mendoj se kjo mënyrë e lojës është më e mira për ne.”

Lajme të ngjashme