Italia mposht Hungarinë dhe avancon në "play-off", “paqe” mes Anglisë dhe Gjermanisë - NACIONALE

Italia mposht Hungarinë dhe avancon në "play-off", “paqe” mes Anglisë dhe Gjermanisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Italisë ka shënuar fitore në udhëtim te Hungaria (0:2) për të siguruar biletën për në "play-off" të Ligës së Kombeve, derisa Anglia ka bërë një rikthim të jashtëzakonshëm për t’i arkëtuar pikët e plota kundër Gjermanisë (3:2).

Ndeshja mes Hungarisë dhe Italisë ishte shumë interesante me shumë raste drejtë rrjetës, por që vetëm dy prej tyre përfunduan në rrjetë.

Italia kaloi në epërsi përmes Giacomo Rasapadori, që përfitoi nga një gabim amatorest në mbrojtje (27').

Pas golit të pranuar, Hungaria nisi të sulmojë por që assesi nuk i konkretizonin falë super pritjeve të Gianlugi Donnarummas.

Në pjesën e dytë, Italia prapë e nisi shumë më mirë duke dyfishuar epërsinë përmes Federico DiMarco që shënoi nga afërsia (52').

Pas katër minutave, Callum Styles rrezikoi, por që Donnarumma bëri një tjetër super pritje që të mos lejojë t'i preket porta.

Hungaria në fundin e ndeshjes kërkoi edhe një penallti pasi Szalai u faulla brenda zonës, mirëpo pas rishikimit të VAR-it, 11-metërshi u anulua.

Kështu, Italia vazhdon direkt në gjysmëfinale të play-off për Ligën e Kombeve nga grupi i tretë me 11 pikë, derisa Hungaria e mbyll si pozitë e dytë me 10 sosh.

Në anën tjetër, Anglia dhe Gjermania kanë ndarë pikët pas 'dramës' së gjashtë golave në "Wembley".

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi pasi asnjëra skuadër nuk i konkretizoi rastet e shumta.

Në 45-mintuëshin e dytë, Gjermania e nisi shumë më mirë duke kaluar në epërsi përmes Ilkay Gundogan, që realizoi nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Harry Maguire që faulloi Jude Bellinghamin (52').

Maguire gaboi sërish, me gjermanët që u vunë në kundërsulm dhe ishte Kai Havertz me një eurogol nga distanca që dyfishoi epërsinë (67').

Pas këtyre dy golave, Anglia bëri mrekullinë duke përmbysur rezultatin për vetëm 10 minuta.

Në fillim, Luke Shaw mori një top të bukur nga Reece James dhe realizoi nga afërsia për të ngushtuar epërsinë (72').

Tre minuta më vonë, Bukayo Saka pasoi saktë të Mason Mount, i cili me një goditje fantastike barazoi rezultatin (75').

Ndërsa, tuje, mesfushori Jude Bellingham u faullua brenda zonës dhe arbitri pas rishikimit të VAR-it akordoi penallti, nga e cila Kane ishte i pagabueshëm (87').

Sidoqoftë, Anglia nuk mundi ta mbajë epërsinë me Nick Pope që bëri një gabim trashanik, nga i cili përfitoi Havertz që barazoi rezultatin dhe shënoi golin e dytë personal (87').

Kështu, Gjermania e mbyll këtë fazë si pozitë e tretë me shtatë pikë, derisa Anglia bie në Ligën B pasi përfundoi e fundit me tre pikë.

Lajme të ngjashme