Sonte në Riad nis një kapitull i ri në rivalitetin Ronaldo – Messi - NACIONALE

Sonte në Riad nis një kapitull i ri në rivalitetin Ronaldo – Messi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një kapitull i ri në rivalitetin mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit do të nisë sonte kur ata të përballen në një ndeshje miqësore në Riad të Arabisë Saudite, ku Ronaldo po përgatitet për të debutuar për Al Nassr.

Pas një karriere të jashtëzakonshme në Evropë, ku i fitoi katër tituj të Ligës së Kampionëve me Real Madridin dhe dy tituj në Serie A me Juventusin, Ronaldo iu bashkuar Al Nassrit muajin e kaluar.

Ai e përshkroi këtë si momentin e duhur për ta ndarë përvojën e vet në Azi.

Ronaldo dhe Messi, të cilët e kanë mbizotëruar debatin për lojtarin më të mirë të të gjitha kohëve në 10 vitet e fundit, do të përballen në fushë sot në orën 18:00 për herë të parë që prej dhjetorit 2020 kur Juventusi e mundi Barcelonën 3:0.

Ronaldo do ta udhëheqë skuadrën Riyadh ST XI, një ekip i përbërë nga lojtarë prej klubeve Al Hilal dhe Al Nassr, kundër Paris Saint-Germainit të Messit në një ndeshje miqësore ku nuk luftohet për asgjë, por për tifozët është një ndeshje e shumëpritur.

Kjo ndeshje e shumëpritur, e cila do të zhvillohet në Stadiumin Mbreti Fahd në Riad, pati kërkesa për biletë në vlerë deri në 2 milionë euro.

Ankandi për një biletë VIP, i cili mbyllet sonte pak para lojës, ka arritur shifrën mbi 2 milionë euro deri tani.

Kjo ndeshje e ka marrë vëmendjen e tifozëve po ashtu pasi do të luhet vetëm një muaj pasi Messi i ndihmoi Argjentinës ta fitojë Kupën e Botës 2022, trofeun e vetëm që i mungonte atij në kabinetin e pasuruar me të gjithë trofetë.

Ronaldo pushtoi ballinat gjatë këtij turneu, duke u bërë lojtari i par që shënon në pesë Kupa të Botës, por ai përfundoi i përlotur pasi Portugalia e mund nga Maroku në çerekfinale.

Derisa ndeshja e sotme do të jetë e para për Ronaldon në Arabinë Saudite, 37-vjeçari do të debutojë në ndeshje zyrtare për Al Nassr të dielën e ardhshme kundër Al Ettifaq në kampionatin saudit Pro League.

Raportohet se PSG-ja do t’i fitojë 10 milionë euro nga përballja miqësore me Al Nassr.

Lajme të ngjashme