Sneijder: Ten Hag gaboi duke u përballur me Cristiano Ronaldon, aty e humbi respektin e lojtarëve - NACIONALE

Sneijder: Ten Hag gaboi duke u përballur me Cristiano Ronaldon, aty e humbi respektin e lojtarëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda holandeze Wesley Sneijder beson se trajneri Erik ten Hag humbi respektin e lojtarëve duke u përplasur me Cristiano Ronaldon.

Portugezi dha një intervistë tronditëse në janarin e vitit 2022, duke thënë se s’ka respekt për trajnerin holandez e si pasojë edhe u largua nga Man Unitedi në ditët në vijim, për t’iu bashkuar pastaj Al Nassr si agjent i lirë.

Ten Hag atë vit arriti të hynte në Ligën e Kampionëve, si dhe ta fitonte Carabo Cup, mirëpo këtë edicion Unitedi ka qenë i tmerrshëm ndërsa raportohet se mund të jetë viti i fundit në krye të “Djajve të Kuq”.

Ish lojtari i Real Madridit për një televizion holandez “Veronica Offside” deklaroi se faktori Ronaldo ka ndikuar që Ten Hag të turpërohet në dhomën e zhveshjes.

Ai bëri gabim duke garuar me Ronaldon. Ai e humbi respektin e të gjithëve aty. Mendoi se do t’i funksiononte, por sigurisht jo. Lojtarët në dhomën e zhveshjes menduan “A është ky person i çmendur?”.

“A duhet të largohet? Ai e dinë se duhet të largohet. Por nuk duhet të ikësh vetë, po të isha ai do të qëndroja aty i qetë (derisa të shkarkohet)”.

Mungesa e një golashënuesi si Ronaldo ndikoi që Man Unitedi të ketë një sezon të vështirë, ndërsa vuajtën për gola shkaku i formës së dobët të Marcus Rashford, si dhe Rasmus Hojlund që iu nevojit kohë për t’u përshtatur në Premierligë.

Lajme të ngjashme