Behrami ngre dyshime se Kurti mund ta “paralizojë Kosovën” më 16 shtator, kur pritet vendimi në Hagë
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, është paraqitur para dyerve të Sallës së Këshillit të Sigurisë, duke shprehur shqetësim për deklaratat e ish-ambasadorit Lulzim Peci lidhur me mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.
Behrami ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti mund të synojë “ta paralizojë Kosovën” më 16 shtator, kur pritet vendimi në Hagë për krerët e UÇK-së, dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të kundërshtojnë një skenar të tillë.
Peci kishte paralajmëruar më herët për mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, duke shprehur frikën për një situatë të rënduar pas shtatorit.
Behrami ka shprehur shqetësimin se një veprim i tillë mund të çojë në tejkalim të kompetencave nga ana e Kurtit.