S’ndalet Arsenali, e kompleton marrëveshjen edhe me Ajaxin për Timber - NACIONALE

S’ndalet Arsenali, e kompleton marrëveshjen edhe me Ajaxin për Timber

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jo vetëm Kai Havertz dhe Declan Rice, Arsenal ka arritur marrëveshje edhe me Ajaxin për mbrojtësin Jurrien Timber.

Skuadra londineze që disa javë ishte në negociata me Ajaxin për nënshkrimin e mundshëm me holandezin, marrëveshje që tani është mbyllur.

Sipas mediumit holandez “De Telegraaf”, “Topçinjtë” do të paguajnë 42 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse për Timber.

Lojtari ka marrëveshje personale me skuadrën angleze për pesë vite kontratë dhe në ditët në vijim do t’i kryejë testet mjekësore.

Edhe pse momentalisht në pushime, 22-vjeçari do të udhëtojë për në Angli që të kompletojë testet dhe të jep intervistën e parë para se të zyrtarizohet.

Timber ishte pranë kalimit në Premierligë edhe verën e kaluar, mirëpo ndryshoi mendim në çastet e fundit pasi kishte frikë se nëse nuk e gjen veten te Manchester United dhe kjo do të ndikonte te përfshirja në ekipin e Louis van Gaal për Kupën e Botës.

Mirëpo, tani është tejet i emocionuar për kalimin te Arsenali me trajnerin Mikel Arteta që e ka bindur me projektin afatgjatë.

Timber pritet të luftojë me Ben White në pozitën e krahut të djathtë me Artetan që do ta aktivizojë holandezin sikurse Pep Guardiola mbrojtësin Ben Ëhite.

Pasi të kompletohen këto transferime, Arsenal pritet të fokusohet në shitjen e Thomas Partey dhe Granit Xhakës, para se të nënshkruajë edhe me një mesfushor.

Lajme të ngjashme