S’mjaftojnë eurogolat e Gashijanit, Llapi përshëndetet me garat evropiane
Llapi ka barazuar në shtëpi ndaj Brondby, duke u eliminuar nga garat evropiane me rezultat të përgjithshëm 8:2.
Skuadra kosovare u demolua 6:0 në ndeshjen e parë, por pastaj barazoi 2:2 në “Zahir Pajaziti”.
Brondby sërish ishte skuadër më e mirë, ku eksperienca e bëri të vetën, duke mbajtur posedimin dhe krijuar më shumë aksione.
Megjithatë, Llapi kaloi në epërsi përmes një eurogoli të talentit Elvir Gashijanit, i cili e la në gjumë portierin mysafir me një goditje fantastike (42’).
Brondby që kishte mjaftueshëm tifozë që udhëtuan për në Kosovë, arriti ta barazonte përmes Yeboah, i cili realizoi nga afërsia pas një asistimi të Schëartau (53’).
Vetëm nëntë tetë minuta më vonë, mysafirët fituan një penallti “dashurie”, nga e cila i pagabueshëm doli të jetë Omoijuanfo (61’).
Mirëpo, Llapi s’u dorëzua duke e barazuar rezultatin. Ishte prapë Gashijani që shënoi një tjetër gol mahnitës, duke goditur traversën e pastaj topi iu kthye portierit dhe përfundoi në rrjetë, kësisoj u numërua si autogol i Mikkelsen (66’).
Llapit tani i mbetet të fokusohet për sezonin e ri në Superligën e Kosovës, me synimin që ta sigurojë Evropën e pse jo të garojë për titullin kampion siç bënë vitin e kaluar.