Slot: Liverpooli nuk është skuadra më e mirë në botë
Trajneri i Liverpoolit Arne Slot i ka mohuar sugjerimet se klubi i tij është skuadra më e mirë në botë.
Lideri i Premierligës janë të pamposhtur që 17 ndeshje, ndërsa edhe siguroi një vend direkt në 1/8 e finales duke mposhtur Lille me rezultat 2:1 të martën.
Javën e kaluar, trajneri i Brentfordit Thomas Frank e vlerësoi Liverpoolin si klubi më i mirë në botë, mirëpo Slot i ka mohuar këto sugjerime.
“Jo. Mendoj se kemi shumë kualitet dhe lojtarët tanë punojnë shumë fortë. Nëse Thomas Frank e thotë këtë, është sepse nënkupton diçka”.
“Ai është në Premierligë që një kohë të gjatë dhe nuk ka shumë burime prandaj nëse të jep komplimente, është mirë. Mund t’i përmend pesë ose gjashtë skuadra që gjithashtu janë shumë të mira”.
“Çdo herë që fitojmë është nga detajet e vogla. Ata e kuptojnë se duhet të punojmë shumë për një fitore. Bayern Munichu është shumë i mirë dhe Barcelona mposhti Benfican 5:4”.
“Privilegji për të drejtuar Liverpoolin është se ke mbi 11 lojtarë të mirë. E dini sa i vështirë është ky kompeticion dhe në Premierligë varet nga lojtarët që të jenë gati kur të jepet mundësia”.
Liverpooli të shtunën do të jetë nikoqir i Ipswich në kuadër të xhiros së 23-të në Premierligë, sfidë që zhvillohet në “Anfield”.