Slot kritikon Nunezin: Nuk mund të pranoj lojtarë që nuk japin maksimumin
Arne Slot ka shpjeguar zhgënjimin e tij me Darvin Núñez, pasi e la uruguaianin në stol gjatë fitores 2:0 të Liverpoolit ndaj Manchester Cityt.
Slot kishte deklaruar më herët se ishte i pakënaqur me sjelljen e Núñez pas barazimit 2:2 ndaj Aston Villas. Trajneri i Liverpoolit tani ka zbuluar se nuk ishte i kënaqur me përkushtimin e sulmuesit në dy paraqitjet e tij të fundit.
“E ndihmova duke i thënë se mund të humbësh një rast kundër Villas”, tha Slot.
"Nuk isha vetëm i ashpër me të, por për herë të dytë radhazi nuk isha i kënaqur me përpjekjen e tij në fushë, as kundër Wolves, as kundër Villas. Nuk mund të pranoj që një lojtar nuk jep gjithçka. Kjo është e qartë. Një herë mund të ndodhë, por kur ndodh dy herë, është e tepërt. Prandaj ndërhyra. Por nëse humbet një rast, duhet të luftosh për ekipin. Nuk po them që ai nuk e bëri fare, por nuk ishte Darvini i zakonshëm, ai që tifozët e duan. Kjo është kryesisht sepse ai zakonisht punon shumë në fushë."
Núñez humbi një mundësi të artë për të shënuar kundër Aston Villas dhe zhgënjimi i tij ishte i dukshëm. Megjithatë, Slot tha se 25-vjeçari ka treguar përkushtim të madh në stërvitje përpara vizitës te Newcastle të mërkurën.
“Në stërvitjen e fundit ai ishte i jashtëzakonshëm për sa i përket angazhimit”, tha Slot.
“Shpresojmë që ai të vazhdojë kështu dhe, sa herë që ekipi ka nevojë për të, të jetë gati, nëse vazhdon me këtë ritëm.”