SkySport: Klubet gjermane e duan në janar Edon Zhegrovën
Ylli i Lilles Edon Zhegrova është shumë i pëlqyer në Gjermani, ku shumë klube po e vëzhgojnë.
Kosovari që po shkëlqen në Ligue 1 po mahnit të gjithë këtë edicion dhe ekziston mundësia që të bëhet me skuadër këtë muaj.
Sky SportDE, më saktësisht gazetari i besueshëm Florian Plettenberg raporton se disa klube tashmë kanë mbajtur takime me lojtarin.
Përpos kësaj, Zhegrova është i hapur për t’u larguar në dimër me Lille që do të kërkojë me 20 milionë euro.
“Edon Zhegrova, një ndër të pëlqyerit në Bundesliga tani. Shumë klube nga Gjermania po e monitorojnë. Disa bisedime kanë ndodhur”.
“24 vjeçari nga Lille është i hapur për një transferim në dimër. Çmimi: 17-20 milionë euro”.
“Zhegrova gjithashtu pëlqehet në Angli dhe Spanjë. Por, ëndrra e ti është t’i bashkohet ndonjëres nga top pesë klubet në Gjermani”, nënvizoi “Plettigoal”.
Edon Zhegrova, one to watch for the Bundesliga now! Many clubs from Germany are monitoring him. Several talks took place.
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) January 8, 2024
➡️ The 24 y/o from Lille, born in Herford, is open for a transfer in winter
➡️ Price tag: €17-20m.
Zhegrova has also a market in 🏴 and 🇪🇸. But his… pic.twitter.com/HWsdv3TqeQ
Ndërkohë, Zhegrova e ka fituar vendin e titullarit te Lille dhe në ndeshjen e fundit në Kupën e Francës shkëlqeu me het-trik dhe dy asistime.