Sky Sports: PSG beson se Kylian Mbappe ka marrëveshje të fshehët me Real Madridin
Paris Saint-Germain beson se sulmuesi Kylian Mbappe ka një marrëveshje me Real Madridin që t’iu bashkohet si agjent i lirë verën tjetër.
Klubi francez paralajmëroi Mbappen se ka dy javë kohë për të vendosur mbi të ardhmen dhe në rast se nuk rinovon atëherë do të jetë në shitje.
Mbappe tashmë ka njoftuar klubin se nuk do ta vazhdojë kontratën përmes një emaili, kësisoj PSG po detyrohet ta vendosë në shitje që të mos e humb falas.
Por, kjo situatë veçse është duke u vështirësuar. Siç raporton “Sky Sports”, PSG dyshon se Mbappe ka një marrëveshje të fshehët me Realin që t’iu bashkohet si agjent i lirë në vitin 2024.
Skuadra e Carlo Ancelottit veçse dihet se janë favoriti i padiskutueshëm për 24-vjeçarin, andaj do të preferonin ta merrnin lojtarin falas për të mos i dhënë para klubit francez shkaku i raporteve jo të mira.
Nga përspektiva e PSG-së, nëse brenda këtyre dy javëve nuk arrijnë ta bindin Mbappen për rinovimin e kontratës, atëherë do të tentojnë ta shesin te ofruesi më i lartë duke shpresuar se ndonjë klub do të ofronte 150 milionë funte.
Presidenti i PSG-së Nasser Al-Khelaifi veçse e ka konfirmuar se është e pamundur që Mbappe të qëndrojë edhe një vit pastaj të largohet.
“Ne duam që ai të qëndrojë, por nuk mund të largohet si agjent i lirë. Ka marrëveshje verbale që është diskutuar edhe në intervista. Kam mbetur i shokuar kur mësova se kishte vendosur të largohet falas”.
“Është shumë zhgënjyese sepse Mbappe është djalë fantastik, zotëri i vërtetë dhe të largohet falas duke e dobësuar klubin më të madh në Francë, nuk është ai. Kur dëgjova lajmet, isha i shokuar dhe zhgënjyer”.
