Al-Khealifi: Mbappe ka 2 javë kohë për të rinovuar, ose do t'i hapet dera
Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka deklaruar se sulmuesi Kylian Mbappe ka dy javë për të vendosur mbi të ardhmen.
Al Khealifi nënvizoi se në rast që francezi nuk rinovon brenda këtyre dy javëve, atëherë derën do ta ketë të hapur.
Mbappe disa herë publikisht ka deklaruar se do të qëndrojë edhe edicionin tjetër por që nuk do të rinovojë kontratë, një gjë të tillë që klubi francez s’po e lejon.
Në një intervistë së fundmi, Al-Khealifi konfirmoi se qëndrimi i PSG-së mbetet i njëjtë: Rinovo ose shitesh këtë verë.
“Isha vërtetë i shokuar kur mësova se Mbappe ka dëshirë të largohet falas”.
“Kylian është një djalë fantastik, zotëri... dhe të largohet falas që ta dobësojë klubin më të madh në shtetin e tij, nuk është ai ky. Isha i shokuar dhe i zhgënjyer”.
“Pozita jonë është shumë e fortë. Mbappe nuk largohet falas. E pamundur. Lojtari më i mirë në botë të largohet falas nuk do të ndodh”.
“Mbappe duhet të vendos javën tjetër, ose maksimumi dy javë. Nëse nuk dëshiron të rinovojë, derën e ka hapur”.
“Ne duam që ai ë qëndrojë, por nuk mund të largohet falas. Ky është fakt. Lojtari më i mirë s’largohet falas. Kjo nuk ndodh asnjëherë. Askush s’është më i madh se klubi, as lojtari dhe as unë. Është shumë e qartë”, tha ai për “Le Parisien”.
Përndryshe, Real Madridi mbetet destiancioni më i mundshëm edhe pse klubet e Premierligës po e vëzhgojnë situatën.