Sky Sports: Bove po merr frymë, por ende pa vetëdije
Mesfushori i Fiorentinas Edouardo Bove është duke marrë frymë, por ende pa vetëdije, kështu së paku raporton “Sky Sports”.
Bove ra pa ndjenja në fushë në përballjen ndaj Interit, ku i menjëhershëm ishte reagimi i stafit mjekësorë të të dy skuadrave, ndërsa me ambulancë e dërguan në spital.
“Sky Sports” raporton se Bove është dërguar në spitalin Valcareggi, aty ku po merr frymë vetë por është ende pa vetëdije.
Ndërkohë, media tjetër “Sky Sport Italia” shkroi se Bove ishte duke lidhur këpucët ku për një moment dukej se iu rrotullua gjuha dhe ra në tokë.
Disa nga lojtarët edhe nisën të qajnë duke parë bashkëlojtarin që po luftonte për jetën, kurse tani mbetet të shihet se si do të bëhet gjendja e lojtarit.
Përndryshe, ndeshja mes Fiorentinas dhe Interit u suspendua për një datë tjetër.