Sky Sport: Napoli i nis negociatat me Edon Zhegrovën, lojtari i etur për kalimin në Itali - NACIONALE

Sky Sport: Napoli i nis negociatat me Edon Zhegrovën, lojtari i etur për kalimin në Itali

1 vit më parë

nga NACIONALE

Napoli i ka nisur negociatat me agjentin e Edon Zhegrovës Hasan Cetinkaya, për të diskutuar një kalim të mundshëm këtë muaj në Itali.

Skuadra italiane është në kërkim të pasuesit së Khvicha Kvarastkhelia, i cili pritet të kompletojë kalimin te PSG-ja për 70 milionë euro.

Sipas gazetarit njëkohësisht ekspertit të transferimeve Florian Plettenberg, Napoli tashmë është në negociata me agjentin e Zhegrovës.

Sidoqoftë, marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për t’u mbyllur shkaku që Lille nuk dëshiron ta humbë yllin e skuadrës.

“Napoli ka interesim konkret për Edon Zhegrovën. Negociatat me top agjentin Hasan Cetinkaya po vazhdojnë. Napoli gjithashtu është në kontakte direkte me Lille”.

“Momentalisht Lille po e bllokon këtë transfero. Sidoqoftë, Zhegrova është shumë i hapur për këtë lëvizje. 25 vjeçari ka kontratë deri më 2026. Është një situatë për t’u shikuar nga afër”, shkroi ai.

Ndërkohë, Lille thuhet se e vlerëson Zhegrovën përreth 30 milionë euro, vlerë të cilën vështirë që Napoli do ta paguajë duke marrë parasysh se ylli i Kosovës ka vetëm edhe një vit kontratë.

Lajme të ngjashme