Skocia me një lojtar më pak në fushë, Gjermania shënon edhe golin e tretë
Kombëtarja e Gjermanisë po tregon paraqitje fantastike në ndeshjen hapëse ndaj Skocisë, pasi kur kanë kaluar 45 minuta lojë ata kanë shënuar plot tre gola.
Wirtz e Musiala shënuan gola të bukur në minutën e 10-të dhe 19-të, respektivisht, ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë u shënua edhe goli për 3:0.
Një ndërhyrje brutale në Gundogan, bëri që Turpin me ndihmën e VAR-it të akorodojë penallti, ku me karton të kuq u ndëshkua Porteous.
Ylli i Arsenalit, Kai Havertz, ishte i saktë nga 11 metra, për të shënuar golin e tretë për Gjermaninë, ku me rezultatin 3:0 mbyllet pjesa e parë.