Skandaloze: Tifozët e Sparta Pragës ofendojnë shqiptarët duke shpalosur flamuj anti-Kosovë - NACIONALE

Skandaloze: Tifozët e Sparta Pragës ofendojnë shqiptarët duke shpalosur flamuj anti-Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tifozët e Sparta Pragës kanë bërë një veprim skandaloz në përballjen e fundit, duke shpalosur flamuj që e bëjnë Kosovën si pjesë të Serbisë.

Tifozët e klubit çek pavarësisht që kanë katër shqiptarë në ekip, vazhduan me qëndrimin anti-Kosovë duke e shpalosur flamurin e Serbisë mbi hartën e Kosovës, me shpresën për t’i dhënë motiv Brimacevic.

Futbollisti serb ka pasur një rënie të madhe në nivel këto muajt e fundit, dhe sipas mediumit çek “Sport”, e tëra ka të bëjë me futbollistët shqiptarë që i ka afruar Sparta e Pragës.

Klubi duhet të shikojë nëse rënia e produktivitetit të Birmacevic është i lidhur me afrimet e verës. Sparta solli lojtarë kosovarë si Rrahmani e Krasniqi, ndërsa kishte dy shqiptarët Laçi e Tuci. Të gjithë këta nuk kanë raporte të mira me Serbinë shkaku i historisë”, shkroi mediumi ndër të tjera.

Fatkeqësisht në këtë përballje u lëndua sulmuesi Ermal Krasniqi, i cili nëse ka pësuar ndonjë lëndim të madh atëherë do t’i mungojë Kosovës për dy ndeshjet e muajit nëntor.

Përndryshe, Albion Rrahmani zhvilloi një ndeshje të plotë, por po vazhdon të “vuajë për gol” në kampionatin çek, ku së fundmi ka realizuar më 6 tetor.

Lajme të ngjashme