Skandaloze: Tifozët e Buducnost provokojnë para ndeshjes, thonë që po shkojnë në Serbi
Llapi ditën e enjte do ta zhvillojnë ndeshjen kthyese ndaj skuadrës nga Mali i Zi, Buducnost.
Buducnost kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 2:0, mirëpo ekipi i Tahir Batatinës shpreson në përmbysje në "Fadil Vokrri".
Në fakt, deri me tani janë shitur plot 10 mijë bileta në përgjithësi me shpresën që një stadium të jetë në mbështetje të "Legjendave".
Sidoqoftë, para kësaj ndeshje kanë nisur provokimet edhe nga klubi malazez, e kjo u bë e ditur përmes pankartës së fundit.
"Unë po shkoj në Serbi", ishte shkruar në mesazhin e tyre.

Tifozët malazezë u treguan të ashpër edhe në ndeshjen e parë ndaj Llapit
Tifozët e Buducnost i nisën këto probleme gjatë takimit të parë ndaj Llapit, duke sulmuar bankinën e skuadrës mysafire gjatë takimit të parë.
Në fakt, pas fitores 2:0 ndaj Llapit, vendasit filluan të gjuanin gjësende, duke mos shprehur aspak respekt për klubin tonë kosovar.
21 tifozëri në mbështetje të Llapit
Që prej asaj ndeshje, Llapi ka dhuruar bileta falas për tifozëritë që do të vinë ta mbështesin, ku biletat janë blerë nga kompani të ndryshme.
Në fakt, që të jemi më të qartë, në lindje të stadiumit tifozëritë e ndryshme do të hynë falas, derisa në veri, përendim e jug do t’iu duhet të paguajnë bileta.
Një gjë e tillë pritet të ndodh për herë të parë, pasi plotë 21 tifozëri kanë konfirmuar se do të vinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në mbështetje të Llapit.
Legjendat - Podujevë
Dardanët - Kosovë
Ballistet - Tetovë
T.K.Z - Shqipëri
O.T.B - Vushtrri
Bair - Mitrovicë
Skifterat - Gjilan
Farimi - Fushë Kosovë
U.C.F - Pejë
Hithat - Klinë
Vreshtarët - Rahovec
Shqiponjat e Zeza - Drenicë
Brigada 111 - Drenas
Fikshat - Kaqanik
Tigrat - Pozhoran
Tornado - Malishevë
Tigrat - Lipjan
Elektricistët - Obiliq
Boys of border - Hani Elezit
Kuq e Zinjtë e Jakovës
927 – Gjakovë
Për fund, kujtojmë se përballja do të fillojë në ora 20:00.