Skandal pas skandali nga Djokovic: Futet me këngë nacionaliste serbe në “Davis Cup”
Nacionalisti serb Novak Djokovic është duke vazhduar me thirrjet skandaloze kundër Kosovës.
Ai në vitet e fundit ka treguar se është kundër shtetit të Kosovës, e tani një gjë të tillë po e bën edhe nëpër turne.
Tenistet serb kanë zgjedhur ta ngacmojnë sërish Kosovën, këtë herë duke u futur në “Davis Cup” ku dëgjohej kënga fashiste kundër Kosovës, e njohur me emrin “Veseli se srpski rode”.
Here comes Team Serbia! 🇷🇸#DavisCupFinals | @TSSRBIJE pic.twitter.com/e9cwYq2abm
— Davis Cup (@DavisCup) November 23, 2023
Një gjë e tillë po përsëritet vazhdimisht me Federatën Ndërkombëtare të Tenisit që nuk po reagon, shkaku që sipas tyre mesazhet politike janë të lejuara.
Djokovic është ndër nacionalistët më të keq serbë që reagoi edhe pas sulmit në Banjskë, duke shprehur keqardhje për kriminelet e vrarë.