S’kaluan as 24 orë nga shkarkimi, Graham Potter refuzon klubin e Premierligës
Nuk kanë kaluar as 24 orë që nga shkarkimi prej Chelseas, mirëpo trajneri Graham Potter tashmë ka refuzuar ofertën e parë, atë të Premierlgiës.
Potter që u shkarkua të dielën mbrëma pritet të merr një pushim për një kohë, kështu se paku raporton "TalkSport".
BREAKING: Graham Potter has rejected an approach from Leicester.
— talkSPORT (@talkSPORT) April 3, 2023
Potter is set to take a break after being fired by Chelsea.
- talkSPORT sources understand
📲 Listen ☞ https://t.co/VJgUHnqdM1 pic.twitter.com/o5OWO2brbd
Leicester City ishte skuadra e interesuar për tekniku anglez dhe pasi ndërprenë bashkëpunimin diskutuan me përfaqësuesit e trajnerit, por përgjigja ishte negative.
Potter nuk ishte i interesuar që të bëhet menjëherë me skuadër të re, prandaj do të pres së paku deri në verë.
Anglezi e nisi më së miri jetën në "Stamford Bridge" duke fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e para, si dhe ishte i pamposhtur në nëntë ndeshjet hapëse.
Sidoqoftë, rezultatet e këqija në kohën e fundit në Premierligë, si dhe eliminimi nga Manchester City në FA Cup dhe Carabao Cup ndikuan që të shkarkohet menjëherë.
Bruno Saltor do të jetë trajner i përkohshëm, i cili do ta drejtojë klubin ndaj Liverpoolit të martën mbrëma.
Ndërkohë, në listën e Chelseas për në verë ndodhen trajnerët si Julian Nagelsmann dhe Mauricio Pochettino.
