S’ka të bëjë me paratë: Riyad Mahrez shpjegon pse u largua nga Man City për Al Ahlin - NACIONALE

S’ka të bëjë me paratë: Riyad Mahrez shpjegon pse u largua nga Man City për Al Ahlin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Riyad Mahrez ka treguar se mundësia për të luajtur në një shtet mysliman e ka tërhequr për t’iu bashkuar Al Ahlit.

Algjeriani ishte ndër futbollistët e parë në verë që befasuan të gjithë duke e lënë Evropën dhe ndjekur hapat e Cristiano Ronaldos për të luajtur në Arabinë Saudite.

Ai nënshkroi për katër vite me Al Ahlin në një kontratë të çmendur financiare, por sipas tij lëvizja s’ka të bëjë me paratë.

Kisha edhe dy vite të mbetura në kontratë me Manchester Cityn, mund të qëndroja”.

Isha unë që vendosa të largohesha. Më dukej se kjo mundësi (t’i bashkohesha Al Ahlit) nuk do të vinte sërish. Ndoshta ishte koha për t’u larguar sepse kalova pesë vite te City dhe fitova gjithçka”.

Për të qenë i sinqertë, ende e kam ndjenjën e biznesit të papërfunduar”.

Në Ligën e Kampionëve, nuk luajta në gjysmëfinale ose finale. Në sezonet e kaluara gjithmonë startoja në Ligën e Kampionëve duke pasur rol në skuadër”.

Vitin e kaluar, nuk mund të them se shkoi keq, por kisha ndjenjën e biznesit të papërfunduar”.

Pastaj mora ofertë për katër vite në Arabinë Saudite në një shtet mysliman ku do të mbrohesha dhe të ndihmoja familjen. Pastaj ishte një sfidë e re, projekt i ri. Vendosesha të largohesha, nuk ishte diçka e madhe”.

Ndërkohë, arabët vazhdojnë të provojnë yjet tjerë të Evropës ku tani prioritet është Kevin de Bruyne dhe Mo Salah.

Lajme të ngjashme