S’ka fitues në kohën e rregullt, Kroaci – Spanjë shkon në vazhdime - NACIONALE

S’ka fitues në kohën e rregullt, Kroaci – Spanjë shkon në vazhdime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar pa fitues koha e rregullt e finales së Ligës të Kombeve ndërmjet Kroacisë dhe Spanjës.

Pavarësisht lojës së barabartë nga të dy skuadrat dhe rasteve të shumta të krijuara, rezultati për këta 90 minuta doli të jetë 0:0.

Ashtu siç pritej, Spanja kishte dominimin në pjesën më të madhe të kohës, por Kroacia u tregua shumë më e rrezikshme në krijimin e disa aksioneve duke iu afruar shumë golit.

Ivan Perisic provoi në pjesën e parë ta befasojë Unai Simonin me një goditje të bukur, mirëpo spanjolli e devijoi.

Spanja gjithashtu rrezikoi disa herë nga afërsia me rastin më të mirë që e kishte Gavi, mirëpo ylli i Barcelonës goditi jashtë portës.

Pjesa e dytë në përgjithësi ishte më e qetë, me lojën që u zhvillua më shumë në mesfushë.

Vlen të ceket një mundësi fantastike që e kishte Ansu Fati nga afërsia, por goditjen brenda portës e devijoi Ivan Perisic për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Kësisoj, tani mbetet të shihet nëse do të ketë fitues në vazhdime apo gjithçka do të vendoset në 11-metërsha.

Lajme të ngjashme