Silva mund të qëndrojë në Premierligë, kërkohet nga tre rivalët
Mbrojtësi Thiago Silva ka marrë oferta nga tre klubet e Premierligës për t’iu bashkuar si agjent i lirë në verë.
39-vjeçari më herët këtë javë njoftoi se do të largohet sapo t’i skadojë kontrata në fundin e sezonit.
Braziliani thuhet se ka arritur marrëveshje për t’u rikthyer te Fluminese në verë, megjithatë “TNT Sports Brazil” raporton se ka mundësinë për të qëndruar në Premierligë, ngase pëlqehet nga tre rivalët.
Sidoqoftë, Silva do ta preferonte qëndrimin te Fluminese para se të luante kundër Chelseas si një rival në kampionatin anglez.
Një nga faktorët që mund ta bind Silvan për të qëndruar në Premierligë është fakti se gruaja dhe fëmijët e tij preferojnë në Londër.
Përndryshe, dy djemtë e brazilianit luajnë për akademinë e Chelseas.
“Mendoj se në atë që kam bërë në katër vite, gjithmonë e kam dhënë më të mirën. Por, fatkeqësisht gjithçka ka fillimin, mesin dhe fundin”.
“Kjo nuk do të thotë se ky është një fund përfundimtar. Shpresoj ta lë derën hapur që në një të ardhme të afërt të rikthehem, ndonëse në një rol tjetër këtu”.
Ndërkohë, Silva ndoshta ka luajtur ndeshjen e fundit për Chelsean ndërsa do të mungojë ndaj Tottenhamit në “Stamford Bridge” të enjten mbrëma.