“Sigurisht Roberto Baggio” – Guardiola thotë se ish-reprezentuesi italian është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka zbuluar emrin e lojtarit më të mirë me të cilin ka luajtur gjatë tërë karrierës së tij profesionale.
Sipas Guardiolës, legjenda e futbollit italian dhe ish-ylli i Juventusit, Roberto Baggio është futbollisti më i talentuar me të cilin ka luajtur gjatë karrierës së tij profesionale 16-vjeçare. Ish-reprezentuesi spanjoll iu bashkua skuadrës së Serie A Brescia pas largimit nga Barcelona në vitin 2001. Ishte skuadra e Brescias që bashkoi Guardiolan me Baggion.

Duke folur në një ngjarje në Cuneo, organizuar nga Fondacioni CRC në partneritet me Fondacionin Vialli dhe Mauro dhe Fondacionin Guardiola Sala, shefi i Man City u pyet se kush ishte lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë, dhe ai u përgjigj: "Me siguri Roberto Baggio."
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
Menaxheri spanjoll ndau edhe disa këshilla për studentët e pranishëm në event, të cilët aspirojnë të bëhen futbollistë, teksa tha: "Talentet nuk zhvillohet në shtëpi, me Instagram apo Twitter. Kjo është e pamundur. Zhvilloni talentin me ushtrime dhe madje duke bërë gabime. A të pëlqen të luash futboll? Atëherë duhet të luash shumë."
Baggio e kaloi të gjithë karrierën e tij me klube në Itali dhe luajti në të tre gjigantët italian si Juventus, AC Milan dhe Inter. Ai kaloi katër sezonet e fundit të karrierës së tij, 2000-04, në Brescia përpara se të varte këpucët në mur.
Pas dy humbjeve radhazi në ndeshjet e Premierligës kundër Wolves dhe Arsenalit, Manchester City i Guardiolës do të përballet më pas me Brighton pas pushimit ndërkombëtar më 21 tetor.

