Sigurimi në Arena Nationale ua largon flamurin e Shqipërisë dhe UÇK-së tifozëve kosovar
Sigurimi në Arena Nationala ku po zhvillohej ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës, ua ka larguar flamurin e Shqipërisë dhe UÇK-së tifozëve kosovar.
Ndeshja momentalisht është pezulluar për shkak të thirrjeve raciste nga tifozët rumun, që çuan në tërheqje të ekipës së Kosovës nga fusha.
Tani është publikuar një video, ku shihet sigurimi duke larguar flamurat me me simbole kombëtare, atë të Shqipërisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.