Siç raportoi Nacionale, Arsim Thaqi prezantohet si trajner i Dritës
Trajneri Arsim Thaqi zyrtarisht ka marrë drejtimin e liderit të Superligës së Kosovës, KF Drita, siç raportoi Gazeta Nacionale orë më parë.
Ish trajneri i Malishevës ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë me "Intelektualët", ku do të jetë pasuesi i Ardian Nuhiut.
Thaqi do të ketë mundësinë t'i njeh më mirë lojtarët gjatë fazës parapërgatitore para se të vazhdojë me garën për titull.
Komunikata e plotë e Dritës pa ndërhyrje:
"Arsim Thaqi trajner i DRITËS
FC DRITA zyrtarisht ka arritur marrëveshje me trajnerin, Arsim Thaqi për një kontratë 1 vjet e gjysmë.
Treneri, Arsim Thaqi së fundmi ka qenë te Malisheva, ndërsa më parë ka drejtuar edhe Flamurtarin dhe Prishtinën.
Në ditët në vazhdim do të prezantohet edhe stafi ndimës i trajnerit Thaqi, ndërkohë nesër ekipi jonë fillon fazën përgatitore”, shkroi klubi.
