“Si nuk është kjo penallti?” – Anglezët të tërbuar pse s’iu tha penallti kundër Iranit - NACIONALE

“Si nuk është kjo penallti?” – Anglezët të tërbuar pse s’iu tha penallti kundër Iranit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tifozët e Anglisë kanë mbetur të tronditur që ekipit të tyre kombëtar nuk iu dha një penallti në fillim të ndeshjes së tyre hapëse kundër Iranit në Kupën e Botës.

Anglia e kishte një goditje nga këndi herët në ndeshje në stadiumin Khalifa gjatë të cilit Harry Maguire u duk se u tërhoq prej fanelle nga mbrojtësi Roozbeh Cheshmi.

Megjithatë, pas një rishikimi të shkurtër në VAR, gjyqtari nuk dha penallti dhe i vazhdoi lojën.

Kjo i zemëroi tifozët e Anglisë të cilët ndien se kombëtarja e tyre u plaçkit.

“Anglisë iu mohua një penallti” shkruan ata në Twitter.

Anglia është pjesë e Grupit A bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Uellsin.

Lajme të ngjashme