“Si një bishë” – Arteta thotë se Nketiah tregoi atë që dëshiron të shohë këtë sezon nga yjet e tij
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka dhënë lëvdata për paraqitjen e Eddie Nketiah në fitoren e topçinjve në ndeshjen hapëse të sezonit 2:1 ndaj Nottingham Forest.
Trajneri i Arsenalit dha vlerësime të veçanta për sulmuesin pasi shënoi njërin nga dy golat e ndeshjes së parë të Premierligës për sezonin 2023-24.

“Eddie e përmbledh krejt atë që duam këtë sezon për sa i përket skuadrës”, tha Arteta. “Ai ishte një lojtar që ishte vërtet i zhgënjyer që nuk startoi kundër Manchester Cityt në mungesë të [Gabriel Jesus], por ai pati një ndikim të jashtëzakonshëm në ndeshjen kundër Cityt dhe ai u stërvit këtë javë si një bishë. Shumë lojtarë pyesin: 'Pse nuk po luaj?', dhe gjëja është se Eddie po ju thotë: 'Shihni të gjitha arsyet që po ju jap për të luajtur'. Kur e futni në lojë atë dhe e dini se do të keni atë përgjigje si sot, sepse ai nuk kërkon justifikime apo asgjë, ai shikon paraqitjen e tij dhe atë që mund të bëjë për ekipin. Ky është shembulli që të gjithë duhet ta shikojnë.”

Pasi humbi një fillim në Community Shield kundër Manchester Cityt fundjavën e kaluar, Nketiah ndoqi me një paraqitje të spikatur për topçinjtë kundër Forest të shtunën, duke shënuar golin hapës, që pastaj u përcoll edhe me një gol të bukur të Bukayo Sakas, në fitoren 2:1 ndaj Nottingham Forest.
Me Gabriel Jesus që është i lënduar, Nketiah ka shumë gjasa të marrë më shumë minuta gjatë ndeshjeve në vazhdim për Arsenalin.
