Si e dominoi Chelsea e Tuchelit për 90 minuta Tottenhamin e Contes - NACIONALE

Si e dominoi Chelsea e Tuchelit për 90 minuta Tottenhamin e Contes

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndeshja me përplot emocione ndërmjet Chelseas dhe Tottenhamit në Stamford Bridge do të mbahet mend jo vetëm për barazimin në sekondat e fundit nga skuadra e Antonio Contes, por edhe përballja e këtij të fundit me homologun Thomas Tuchel. Por si e dominoi Chelsea Tottenhamin për 90 minuta?

Ajo që mund të harrohet shpejtë është natyra e lojës, ngase Premierliga shpesh di të dhurojë këso ndeshjes. Të kaltrit e Londrës ishin skuadra më e mirë për pjesën më të madhe të takimit, me Tuchel që po e mposhte në çdo betejë taktikisht Conten, edhe pse rezultati në fund nuk e tregoi një gjë të tillë.

Çelësi në pjesën e parë ishte Mason Mount, që shpesh gjente hapësirën ndërmjet linjave tre kundër dy në qendër të mesfushës.

Tashmë është bërë e zakonshme futbolli që aplikon Conte, me dyshen e mesfushës që shtynë fort kur kundërshtari ka topin, ndërsa Tuchel luan me një mesfushë të ngarkuar që është mes 3-4-3 apo 3-5-2 e që është vështirë e kalueshme në këto raste për shkak të mbipopullimit.

Dhe çfarë ndodhi - Conte përdori formacionin e tij më të shpeshtë 3-4-3, gjithashtu të njëjtin përdori edhe Tuchel. Kështu Pierre-Emile Hojbjerg rrinte ngjitur me Jorginhon, ndërsa Rodrigo Bentacur me N’Golo Kante. Deri këtu, shumë mirë.

Megjithatë, problemi ishte Mount i cili luante si numër 8 dhe jo në treshen e parë të mesfushës dhe vazhdimisht ishte i lirë për të pranuar pasimet përpara. Spurs kishte vetëm dy mesfushorë, kështu që kush ta do mbyllte atë? Me këtë rast ishte qendërmbrojtësi nga krahu i djathtë, Cristian Romero.

Por një qendërmbrojtës është problem të luajë gjithnjë në mesfushë, kështu për Mount mbetej gati gjithmonë hapësirë, me 20 metra përpara vetës për të vepruar.

Ja një shembull vizual nga ndeshja....

Dhe ja një tjetër i ngjashëm, ku mesfushori anglez thërriste për pasimin e topit, shikoni hapësirën.

Chelsea ndonjëherë mundohej ta ndërronte anën nga ai, por hapësira që ai krijonte me pasime vertikale bënte që shumë lehtë Kalidou Koulibaly ta fuste topin lehtësisht mes linjave, dhe ja vini re Emerson Royal duke bërë me duar dhe pyetur se kush supozohet ta mbulojë Mountin.

Prapë një rast i njëjtë – Hojbjerg bënë me duar nga Mount i pambuluar.....

Por Mount mbetej nën përgjegjësinë e Romeros. Dhe plotësisht me të drejtë, nuk ka edhe aq shumë qendërmbrojtës në Premierligë që dalin aq jashtë zonës së tyre për të mbyllur një mesfushor aq lartë.

Ja një rast, kur një pasim i Koulibalyt drejt Mount, Romero sulmon dhe arrin të largoj topin por sërish topi kthehet në posedim të Chelseas.

Kjo tregon një rrezik të madh për mbrojtjen e Tottenhamit, pasi që në krah mbetej i lirë Raheem Sterling të vepronte në hapësirë, me këtë rast Chelsea dilte shumë lehtë përpara, edhe pse në rastin e cekur topi nuk i vjen mirë nga bashkëlojtari i tij Ruben Loftus-Cheek.

Kjo ishte një pjesë e paraqitjes së Chelseas. Taktikisht të shkëlqyer. Teknikisht lanë për të dëshiruar në shpërdorim të mundësive.

Në pjesën e dytë, Conte ndryshoi paksa mënyrën e lojës, duke luajtur me katër mbrojtës në mënyrë që Chelsea sërish të kthehej te loja me krah. Kjo ndoshta ishte arsyeja e lëvizjes së Tuchelit, duke larguar Jorginhon që gaboi te goli i parë dhe inkuadruar një mbrojtës krahu, siç është Cesar Azpilicueta.

Ky zëvendësim nënkuptoi lëvizjen e Loftus-Cheek nga krahu i në mesfushë dhe Reece James nga qendërmbrojtës në mbrojtës krahu.

Dhe, befas, James ishte lojtari kyç menjëherë. Loftus mbante topin mirë por James ofronte më shumë qetësi dhe cilësi teknike.

Menjëherë James sulmon, për të krijuar një rast të përsosur për Kai Havertz, i cili dështon të qëllojë saktë nga afërsia.

Dy minuta më vonë, ai u gjend përballë me portierit për të shënuar lehtësisht. Ky ishte një lloj i golit që Chelsea përdorte për të shënuar në kohën e Contes.

Chelsea gradualisht ecte me topin, derisa Spurs mundohej të mbyllte hapësirat, por James u la i lirë dhe ai u pa nga Sterling.

Conte u kthye në formacionin 3-4-3, ndoshta i frikësuar se Chelsea mund t’i shkaktonte më shumë probleme. Kjo i ndihmoi për të frenuar paksa të kaltrit, ndërsa një goditje vrastare e Harry Kane në minutat e fundit me ndihmën pa dashje të James, ia dhuroi barazimin trajnerit italian.

Chelsea ndonëse doli me vetëm një pikë, mund të thuhet se ishte gati e vetmja skuadër në fushë, ndërsa Tottenham me dy episode mjaftë dyshuese arriti të nxjerrë pikën mjaftë të vlefshme.

*Analizë e ndeshjes nga TheAthletics

Lajme të ngjashme