“Shumë lajme të rreme” – De Biasi përgënjështron zërat për rikthimin te Shqipëria - NACIONALE

“Shumë lajme të rreme” – De Biasi përgënjështron zërat për rikthimin te Shqipëria

1 vit më parë

nga Edonis Bytyqi

Trajneri italian Gianni de Biasi nuk është duke menduar rikthimin te Kombëtarja Shqiptare, gjë të cilën e konfirmoi vetë ai shkurtimisht për gazetën Nacionale.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), pritet që brenda ditëve në vijim të zyrtarizoi ndërprerjen e bashkëpunimit me përzgjedhësin momental Eduardo Reja, shkaku i rezultateve negative.

Në mediat në Shqipëri, tashmë është zbuluar një listë me tre emra, si zëvendësues të Rejës, ku përfshihet edhe emri i ish tranjerit të tyre, De Biasi, pranë Besnik Hasit.

Sidoqoftë, në një prononcim të shkurtër për gazetën Nacionale, vetë De Biasi ka mohuar një gjë të tillë.

I pyetur për një rikthim të mundshëm përgjigja e De Biasit ishte e shkurtër, por shumë e qartë “Shumë lajme të rreme”, duke përgënjështruar të gjitha zërat.

De Biasi gjithmonë ka qenë i lidhur ngushtë me Shqipërinë, pasi jo vetëm që mbetet trajneri i vetëm që bëri historinë duke i kualifikuar në Kampionat Evropian, por vazhdon ta vizitojë, siç ishte para disa muajve ku votoi për Edi Rejën si kryeministër.

De Biasi – trajneri historik te Shqipëria

Padyshim, emri i De Biasit është tejet i respektuar nga të gjithë në Shqipëri, pasi realizoi ëndërrën e të gjithëve duke i kualifikuar në një Kampionat Evropian.

Më 11 tetor 2015, e tërë Shqipëria u ngrit në këmbë pas fitores historike ndaj Armenisë me rezultat bindës 0:3. Një autogol i Hohannisyan (9') dhe nga një gol i Berat Gjimshitit (23') dhe Armando Sadikut (76'), gëzuan tërë shqiptarët për një vend në Kampionat Evropian.

Sidoqoftë, pasi bëri historinë me "Kuq e Zinjtë", më 17 qershor 2017, De Biasi konfirmoi largimin nga Shqipëria duke dhënë dorëheqje të menjëhershme, pa pritur edhe fundin e atyre eliminatorëve.

Kështu, De Biasi mbahet mend si trajneri më i suksesshëm në krye të Shqipërisë, derisa periudhën më të errët e kishte kur në pesë ndeshje zyrtare dhe miqësore nuk arriti asnjë fitore.

Lajme të ngjashme