Shumë futboll: Këto janë ndeshjet më interesante për sot në Kosovë dhe ligat kryesore të Evropës
Futbolli është rikthyer. Ligat më të forta në Evropë po e zhvillojnë këtë javën xhiron e parë, dhe njëjtë ka ndodhur edhe në Kosovë ku gjatë ditës së djeshme u zhvilluan disa ndeshje.
Dita e djeshme nuk pati ndonjë befasi nëpër ligat kryesore evropiane me Arsenalin që fitoi ndaj Nottingham Forest dhe gjithashtu Neëcastle me një fitore bindëse ndaj Aston Villas.
Fitore të rëndësishme shënoi edhe Real Madrid në udhëtim te Athletico Bilbao, kurse befasia ndodhi në Gjermani ku Bayern Munchen u mposht 0-3 nga Leipzig në ndeshjen e superkupës. Befasi ishte edhe dështimi i PSG-së në ndeshjen e parë ku barazoi ndaj Lorient.
E sot, gjithashtu pritet të ketë disa ndeshje të rëndësishme e interesante.
Beteja që e zhvilluan deri më sot për mesfushorin Moisses Caicedo, sot do të jetë në fushë. Chelsea e Liverpool do të përballen në Premier League në ndeshjen derbi që zhvillohet me fillim nga ora 17:30.
Ndeshje interesante do të ketë edhe në Ligën e Spanjës. Atje kampioni në fuqi Barcelona do të përballet me Getafen.
Kurse, edhe në Superligën e Kosovës sot do të ketë ndeshje interesante. Dy nga favoritët e këtij viti Drita e Llapit përballen në ndeshjen e parë. Kurse, Ballkani e pret skuadrën e inkuadruar në Superligë, Liriën e Prizrenit.
Pas muajve të verës me pushime, futbolli është rikthyer më në fund