Shtohen telashet për Barcelonën, Lewandowski mungon në El Clasico - NACIONALE

Shtohen telashet për Barcelonën, Lewandowski mungon në El Clasico

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Robert Lewandowski do të mungojë në El clasico, pasi e pësoi një lëndim muskulor në disfatën e Barcelonës kundër Almerias të dielën në La Liga.

Barcelona njoftoi të hënën se sulmuesi i vet polak e ka tërhequr muskulin (hamstring) dhe si pasojë do të mungojë për një kohë të papërcaktuar.

Lojtari i ekipi të parë, Robert Lewandowski, ka tërheqje muskulore në këmbën e majtë. Ai do të mungojë dhe riaftësimi i tij do të përcaktojë se kur do të kthehet ai”, njoftoi Barça në rrjetet sociale.

Lewandowski do të mungojë në përballjen e Barcelonës me Real Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit këtë të enjte.

Lëndimi i Lewandowskit është një goditje e rëndë për katalonasit para ndeshjes së rëndësishme me rivalin e përbetuar.

35-vjeçari është golashënuesi më i mirë i Barçës këtë sezon, me 25 gola në 31 ndeshje.

Përveç tij, trajneri Xavi do të jetë edhe pa yjet e tjera si Pedri dhe Ousmane Dembele, të cilët do të mungojë deri kah mesi i marsit.

Humbjes e njëpasnjëshme kundër Manchester Unitedit në Ligën e Evropës dhe kundër Almerias në La Liga, vijnë në prag të përballjes me Real Madridin në ndeshjen e parë të kupës më 2 mars.

Lajme të ngjashme