Shqipëria vazhdon me paraqitje të mira, i mposht Ishujt Faroe dhe ngjitet në pozitën e dytë në grupin E - NACIONALE

Shqipëria vazhdon me paraqitje të mira, i mposht Ishujt Faroe dhe ngjitet në pozitën e dytë në grupin E

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë ka vazhduar me paraqitje të mira, tani duke shënuar fitore në udhëtim ndaj Ishujve Faroe me rezultat 2:1, kështu për t’u ngjitur tani në pozitën e dytë në grupin E.

Pas fitores tre ditë më parë ndaj Moldavisë, kuqezinjtë e udhëhequr nga Sylvinho po vazhdojnë drejt ëndrrës, Euro 2024.

Nedim Bajrami u shënua në listën e golashënuesve edhe këtë ndeshje, pasi shënoi golin për 1:0 në minutën e 19-të, kur u asistua nga Jasir Asani.

Shqipëria pati mundësinë ta dyfishonte epërsinë, por Sokol Cikalleshi dështoi të shënonte nga penalltia në minutën e 32-të, me portierin vendas që priti bukur.

Ishujt Faroe arritën ta barazonin rezultatin dhe atë në minutat shtesë të pjesës së parë, me Faeron që shënoi me kokë për rezultatin 1:1.

Kuqezinjtë e nisën furishëm pjesën e dytë dhe në minutën e 51-të ishte Kristjan Asllani që shënoi gol të jashtëzakonshëm nga distanca, për ta kthyer epërsinë e Shqipërisë për rezultatin 2:1.

Skuadra e Sylvinhos vazhdoi të ishte më e mirë në fushë, por në momentet e fundit fitorja u vu disa herë në dyshime, me disa raste të Ishujve Faroje.

Këto dyshime i shoi Ernest Muço, që shënoi golin për 3:1 dhe rezultatin përfundimtar në minutat shtesë të pjesës së dytë.

Shqipëria pas fitores së sotshme mori lajmin e dytë të mirë brenda natës, me Moldavinë që mposhti një nga favoritët e këtij grupi, Poloninë.

Republika e Çekisë gjendet e para në grupin E me shtatë pikë pas tri ndeshjeve, pas tyre radhitet Shqipëria me gjashtë, e Moldavia me pesë.

Lajme të ngjashme