Shqipëria vazhdon me formën fantastike, triumfon në miqësore ndaj Bullgarisë - NACIONALE

Shqipëria vazhdon me formën fantastike, triumfon në miqësore ndaj Bullgarisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë është duke vazhduar me formën fantastike, ku ka mposhtur në shtëpi Bullgarinë.

“Kuq e Zinjtë” ishin shumë herë më të mirët se bullgarët, duke triumfuar me rezultat komod 2:0.

Shqipëria e nisi për mrekulli duke krijuar disa aksione të shpejta, por që iu mungoi fillimisht finalizimi.

Sidoqoftë, pas një aksioni të shpejtë Mryto Uzuni tentoi ta gjente Jasir Asanin dhe nga topi i kthyer përfitoi Qazim Laçi, i cili e kishte të lehtë të shënonte në portën e zbrazur për të kaluar vendasit në epërsi.

Ky dominim i Shqipërisë vazhdoi, me Bullgarinë që tentoi vetëm përmes disa kundërzbritjeve por që s’e befasuan Thomas Strakoshën.

Fitoren e Shqipërisë e vulosi ylli i Legia Varshavës Ernest Muçi, i cili realizoi një eurogol nga distanca (81’).

Kësisoj, skuadra e drejtuar nga Sylvinho do të rimbledhet në muajin nëntor për ta siguruar edhe matematikisht kualifikimin në Kampionat Evropian.

Kujtojmë, Shqipërisë i duhen vetëm dy pikë për ta siguruar biletën që të shpie në Gjermani.

Lajme të ngjashme