Shqipëria sërish "fërkon" duart te Kosova, e synon Arbër Hoxhën - NACIONALE

Shqipëria sërish "fërkon" duart te Kosova, e synon Arbër Hoxhën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë vazhdon të interesohet për lojtarët e Kosovës, ku tani po provojnë ta marrin sulmuesin e Slven Belupos, Arbër Hoxha, se paku kështu raporton mediumi "Sportske.jutarnji".

Kosovari nuk ka marrë ende ndonjë ftesë nga Kosova A për ndeshjet zyrtare, e nga kjo situatë po synon të përfitojnë "Kuq e Zinjtë".

Mediumi në fjalë raporton se Federata Shqiptare e Futbollit është duke konsideruar të dërgojë një ftesë për 24-vjeçarin, por momentalisht ende nuk ka asnjë ofertë zyrtare.

"Ai ka shpejtësi, është i fortë në situatat një kundër një, ka gjuajtje të fortë, por nuk është egoist, i pëlqen të luajë me bashkëlojtarët".

"Kualiteti i tij është vëzhguar nga liderët e Kombëtares së Shqipërisë, që seriozisht po konsiderojnë të bëjnë ofertë për 24-vjeçarin e Slaven Belup", shkruan “Sportske.jutarnji”.

Tutje, mediumi shton se skuadra e tij është e hapur për këtë ofertë pasi vlera e futbollistit do të shtohej.

"Në perspektivën e Slaven, statusi përfaqësues do ta rriste vlerën e Hoxhës, qoftë te Kosova ose Shqipëria. Në ndeshjet e kaluara ai ka pasur interesim nga disa klube, por pa ofertë zyrtare", thuhej në raportin mediumi kroat.

Luajti për Kombëtaren e Kosovës, por jo në ndeshje zyrtare

Arbër Hoxha ka luajtur në fanellën e "Dardanëve", mirëpo jo në ndeshjet zyrtare.

Ai ka vetëm një ndeshje të zhvilluar për Kombëtaren e Kosovës U21, atë ndaj Shqipërisë U21 ku ishte në fushë për vetëm 12 minuta dhe kishte dhuruar një asistim në humbjen 2:1.

Kurse, sa i përket ndeshjeve të Kosovës A u ftua nga ish përzgjedhësi Alain Giresse në qershorin e vitit 2021, ku zhvilloi 21 minuta kundër Gambisë (shënoi edhe një gol të jashtëzakonshëm nga distanca) dhe luajti 45 minuta ndaj Guinesë.

Përndryshe, një ftesë të hershme e kishte marrë më 12 janar 2020 ndaj Suedise në miqësore ku kishte luajtur 45 minuta.

Lajme të ngjashme