Shqipëria pëson dy gola për 10 minuta ndaj Ukrainës (VIDEO)
Ukrainës iu nevojitën vetëm pesë minuta lojë, për të kaluar në epërsi ndaj Shqipërisë, ndërsa e dyfishuan rezultatin në minutën e 10-të.
Në xhiron e fundit të Ligës së Kombeve, po përballen Shqipëria me Ukraninën në Air Albania.
Ylli i Arsenalit, Zinchenko, realizoi pas pesë minutave, për t'i dhënë epërsinë Ukrainës.
Yaremchuk e dyfishoi rezultatin në minutën e 10-të, pas asistimit të Konoplias.
⚽️ GOAL | 🇦🇱 Albania 0-2 Ukraine 🇺🇦 | Yaremchukpic.twitter.com/pRuRfgHe46
— Goals Xtra (@GoalsXtra) November 19, 2024
Kujtojmë se Shqipëria rrezikon rënien nga Liga B me këtë rezultat dhe se ka nevoj për fitore nëse dëshiron promovimin në Ligën A.