Shqipëria do të përballet prapë me Çekinë në Ligën e Kombeve
Kombëtarja e Shqipërisë është renditur në grupin B1 të Ligës së Kombeve, pranë Republikës Çeke, Ukrainës dhe Gjeorgjisë.
“Kuq e Zinjtë” që bën historinë duke siguruar kualifikimin për “Euro 2024”, do të tentojnë të bëjnë një tjetër mrekulli në Ligën e Kombeve.
Skuadra e drejtuar nga Sylvinho do të jetë në grupin B1 pranë Çekisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Kujtojmë, se përballje do të nisin në muajin shtator.