Shqipëri–Serbi: Kuqezinjtë vazhdojnë të krijojnë raste, por goli mungon
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë po vazhdon të zhvillohet me ritëm të lartë. Ndonëse krijuan disa raste të rrezikshme, kombëtarja shqiptare nuk ka arritur ende të konkretizojë rastet.
Në minutën e 70-të, Nedim Bajrami pati një rast të mirë për të zhbllokuar rezultatin pas një asisti të saktë nga Daku, por goditja e tij nuk ishte e saktë.
Më herët, Broja rrezikoi me një depërtim të shpejtë në zonën serbe, ndërsa Mitroviq iu kundërpërgjigj me një tentativë të rrezikshme.
Pjesa e dytë nisi me vrull për Shqipërinë, por për disa minuta loja u ndërpre nga gjyqtari për shkak të hedhjes së sendeve në fushë nga tribuna.