Shpërthen përleshje masive në Kolumbi, ndërpritet ndeshja
Në total prej 20 personash mbetën të lënduar pas një përleshje masive në një ndeshje futbolli në Kolumbi, ku përballja u pezullua më pastaj.
Atletico Nacional po avanconte ndaj Atletico Junior 2:0 në pjesën e dytë të përplasjes së tyre Prima A, kur tifozët rivalë shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes në stadiumin Atanasio Girardo. Sipas Daily Mail, disa nga 20 tifozët që u lënduan u trajtuan në tribuna ose u dërguan në qendrat mjekësore aty pranë; me disa në terren që dyshohet se mbanin thika dhe hanxhar në kaosin e së enjtes.

Manuel Villa, i cili është Shef i Sigurisë në qytetin kolumbian të Medellin, tha pas lojës: "Futbolli duhet të jetë një festë e paqes. Kultura e futbollit është një angazhim kolektiv. Por nëse dikush nuk e kupton këtë, ata nuk kanë vend në këtë festë: ata që maskohen si tifozë që krijojnë këto situata dhe veprojnë jashtë ligjit nuk janë tifozë, por kriminelë dhe duhet të trajtohen si të tillë, dhe do të merren masa sipas nevojës."
Kjo rrëmujë dhe dhunë lë një njollë në futbollin kolumbian. Sipas raportimeve, pamjet e përleshjeve kanë kapur një tifoz vizitor duke mbajtur një thikë mbi mbështetësit e Nacional, përpara se policia të ndërhynte. Gazeta lokale El Heraldo raportoi se granata trullosëse u përdorën për të shpërndarë turmat në një ditë të errët në futboll.

Stadiumi përfundimisht u evakuua nga policia, me një datë të re që do të caktohet për përballjen që nuk dihet ende për momentin. Atletico Nacional ndeshjen e radhës e ka të dielën në shtëpi ndaj Boyaca Chico FC.