“Shpërthen” Ilir Daja: Federata të mos na i caktoi këta gjyqtarë, fliste me VAR-in edhe në lojë të hapur - NACIONALE

“Shpërthen” Ilir Daja: Federata të mos na i caktoi këta gjyqtarë, fliste me VAR-in edhe në lojë të hapur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Ilir Daja ka pasur kritika ndaj gjyqtarëve pas barazimit ndaj Prishtinës.

Ballkani u ndal në “paqe” në Suharekë ndaj Prishtinës, me ndeshjen që përfundoi me rezultat 0:0 derisa Daja u ndëshkua me karton të kuq.

Pas ndeshjes, tekniku shqiptar “shpërtheu” në kritika për gjyqtarin, duke kërkuar nga Federata që të mos i caktoi këso gjyqtarësh që s’janë të gatshëm për të referuar.

“Di të them se gjyqtari nuk duhet të flasë me VAR-in në çdo moment. Ishte loja e hapur dhe gjyqtari konsultohej me VAR-in. Në rast gjyqtari s’është në nivelin e duhur atëherë Federata të mos i zgjedh për këto ndeshje. I thashë gjyqtarit të katërt që thjesht duhet të luajmë futboll, pastaj kryesori më dha karton, nuk e di për çfarë arsye tha”.

“Kam 30 vite në futboll dhe kur një gjyqtar s’është në nivel për të referuar atëherë Federata duhet të mos i zgjedhë ata, s’jemi këtu për t’u promovuar. Prishtina s’e ndali lojën kur lojtari i tyre ishte i shtrirë në fushë, sapo e morëm ne topin, gjyqtari fishkëlleu.”.

“E dyta, e falënderoj Federatën që na caktoi datat për ndeshjet 20 dhe 24 para ndeshjes ndaj Dinamos, duke marrë parasysh se Federata e Kroacisë ia shtyu ndeshjet në stinorin pranveror”.

Lajme të ngjashme