Shpërthen dhuna në futbollin ekuadorian: Gjyqtari e pëson keq pasi jep kartonë të kuq - NACIONALE

Shpërthen dhuna në futbollin ekuadorian: Gjyqtari e pëson keq pasi jep kartonë të kuq

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Skena të çmendura kanë ndodhur në futbollin ekuadorian në LigaPro, të shtunën mbrëma, derisa gjyqtari Alex Cajas u godit në fytyrë dhe u nokautua pasi dhuroi një penallti të vonshme në ndeshjen mes Macaras dhe Aucas.

Kurdo që një gjyqtar merr një vendim kontravers, duhet të përgatiten për protesta nga skuadra e penalizuar.

Mirëpo, veprimet e lojtarëve dhe stafit të Macaras pasi Cajas fitoi një penallti, ishin totalisht të papranueshme, duke nxitur kaos që kërkoi intervenim policie.

Cajas akordoi penalltinë pas rishikimit nga VAR, me të cilin ai u konsultua jashtë vijave të fushës, para se të merrte vendimin final.

Derisa po kthehej në fushën e lojës, Cajas u ndoq nga një pjestar i stafit të Macaras, i cili vazhdonte të protestonte me gjyqtarin.

Trajneri pastaj iu vërsul pastaj Cajas dhe u duk se e shtyu në gjoks. Gjyqtari shpejt i tregoi të kuqin individit në fjalë.

Ky ishte vetëm fillimi i çmendurisë, megjithatë, derisa shpërtheu në dhunë absolute, me trajnerë të tjerë që po ashtu u ndëshkuan me të kuq.

Sipas një raporti nga 'Elcomerico', trajneri i portierëve të Macaras, Hector Lautaro Chirboga, ishte dhunuesi më i rëndë në këtë episod.

Pamjet tregojnë Chiribogan duke vrapuar para se të lansonte një goditje në fytyrën e Cajas, duke e rrëzuar përdhe.

Shikoni pamjet e mëposhtme.

Skena të turpshme, padyshim, por disa fansa në 'Reddit' akuzuan Cajas se u rrëzua në mënyrë shumë dramatike.

"Ai po aktronte ekstra kur u grushtua. Definitivisht nuk e bëri të rrëzohej. Mirë për TV, megjithatë", thuhej në një reagim.

"Të gjitha ato u dukën si dështime. E para, mezi e preku. Goditja e dytë, literalisht nuk e preku", argumentoi një tjetër.

"A ka diçka më të keqe se një karton i kuq? Sepse ai trajner e goditi aq fort sa e bëri të rrotullohej prapa", potencoi i treti.

Lajme të ngjashme